Google ADS

Aksident në Podujevë, pesë persona të lënduar

17:01 | 5 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Peran të Podujevës.

Sipas Policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor “, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme