Kryetari i Komunës se Podujevës Agim veliu është zgjedhur Kryetar i Asociacioni të Komunave të Kosovës. Këtë e kanë bërë të ditur permes një njoftimi AKK-ja, e cila sot ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor.
Postimi i plot i AKK-së
Kryetari i deritashëm i AKK-së z.Naim Ismajli hapi punimet e Kuvendit dhe paraqiti para të pranishmëve agjendën e punës së këtij takimi, të organit më të lartë të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Kuvendi i Përgjithshëm Vjetor i AKK-së sot debatoi për raportet vjetore të punës dhe atë financiar për vitin 2017 si dhe debatoi për agjendën legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2018 dhe për çështjet tjera të lobimit në interes të Komunave të Kosovës.
Gjatë paraqitjes së Raportit të Punës të AKK-së për vitin 2017, kryetari z.Naim Ismajli, ndër të tjera, tha se “sa i përket punës së AKK-së gjatë vitit 2017, në cilësinë e kryetarit, do të përpiqem që shkurtimisht të paraqes disa nga pikat kryesore të realizuara nga ana e strukturave të AKK-së në shërbim të interesave të Komunave, sepse më gjerësisht ato janë përshkruar në Draft – Raportin e Punës 2017. Edhe gjatë vitit 2017, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka punuar në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të komunave, ofrimit të shërbimeve të avancuara dhe përmirësimit të performancës së komunave, konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të reja të AKK-së dhe performancës së mirë financiare. AKK-ja është kyqur në agjendë legjislative të Qeverisë e Kuvendit të Kosovës duke qenë pjesë e grupeve punuese në shqyrtimin e projektligjeve dhe akteve tjera ligjore në ekzekutiv dhe ka marrë pjesë në trupat e Parlamentit në takime dhe në disa dëgjime publike për të mbështetur qëndrimet dhe interesat e komunave të Republikës së Kosovës. AKK-ja ka adresuar rreth 75 kërkesa e rekomandime në nivelin qendror dhe rezultati i inkorporimit të tyre në aktet ligjore dhe në interes të komunave shkon në 65 për qind. Bashkëpunimi me partnerë, AKK-së i ka ndihmuar në lobim e avokim, në realizimin e shumë projekteve që kanë përfituar komunat qoftë në fonde, përkrahje financiare në projekte, ofrim të shërbimeve, trajnime punëtori, shkëmbim të përvojave etj. SDC-ja si partneri kryesor në zhvillimin dhe avancimin e AKK-së ka dhëne kontribut thelbësor si mbështetje për AKK-në. Bashkëpunime me projekte të ngjashme janë implementuar me DEMOS, GIZ, NALAS, ACT/USAID-in, UNDP, UNICEF, Save the Children, Projekte të përkrahura nga Komisioni Evropian, OSBE-në etj. Ndërsa sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Komunave, janë organizuar trajnimet në implementimin e legjislacionit të ri në shumë fusha. Sic e dini në dhjetor vitin e kaluar filluan Trajnimet e Anëtarëve të Kuvendeve të Komunave të cilat përfunduan në fillim të këtij viti. Kolegjiumet Profesionale – mbeten një mbështetje e fortë në diskutimin e projektligjeve dhe akteve të ndryshme nënligjore në interes të komunave, të cilat veçohen në strategjinë legjislative. Këto mekanizma janë struktura unifikuese të pushtetit lokal në Kosovë. Kolegjiumet janë marrë me shqyrtimin dhe diskutimin e temave të ndryshme me interes komunal, duke përfshirë nxjerrjen e rekomandimeve dhe kërkesave për qeverinë qendrore me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale”.
“Në fund, unë mund të vlerësoj se në përgjithësi kemi realizuar objektivat e përcaktuara si synime për t’i arritur por gjithnjë duke pretenduar se duhet dhe mund të bëjmë edhe më shumë në të ardhmen në mbrojtje të interesave të Komunave të Kosovës. Me gjerësisht lidhur me punën e AKK-së në vitin 2017 para vetes keni Raportin Vjetor”.
Delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së pas diskutimeve kanë aprovuar Raportin e Punës dhe Raportin Financiar të AKK-së për vitin 2017.
Në pikën tjetër, Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës zgjodhi për kryetar i AKK-së z.Agim Veliun – kryetar i Komunës së Podujevës, dhe zëvendëskryetar z.Xhafer Gashin- kryetar i Komunës së Obiliqit. Kuvendi poashtu zgjodhi edhe anëtarët e Bordit të AKK-së: z.Haki Rugova– kryetar i Komunës së Istogut, z. Imri Ahmeti- kryetar i Komunës së Lipjanit, z. Agron Kuçi – kryetar i Komunës së Junikut, z. Agim Aliu– kryetar i Komunës së Ferizajt, dhe z. Dragan Petkovic– kryetar i Komunës së Parteshit.
Me këtë rast, kryetari i posa zgjedhur i AKK-së z.Agim Veliu në fjalën e tij pasi falenderoj delegatët e Kuvendit për besimin e dhënë tha se “siç e dini Asociacioni i Komunave të Kosovës është një organizatë tërësisht e Komunave të Kosovës dhe është në shërbim të plotë të pushtetit lokal dhe sfidave e çështjeve që prekupohet ky nivel i qeverisjes në Republikën e Kosovës. Si ka qenë deri më tani, AKK-ja edhe në mandantin tim si Kryetar i tij do të jetë një organizatë jo politike e jo partiake por një organizatë e cila punon dhe angazhohet vetëm në drejtim të mbrojtjes së interesave të Komunave të Kosovës. Angazhimi i deri tashëm në këtë drejtim ka sjell këtë imazh dhe reputacion që ka Asociacioni i Komunave të Kosovës si tek niveli qendror ashtu edhe tek komuniteti i dontaorëve”.
“Besoj se së bashku do t’ia dalim që të ecim tutje me progres të ri në funksionin që ceka më lartë dhe në funksion të shërbimeve sa më efikase e kuptimplote për qytetarët e komunave tona”, – tha ndër të tjera kryetari i ri i AKK-së z.Agim Veliu.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi paraqiti në pika të shkurtra planin e punës për këtë vit dhe format e lobimit në interes të komunave të Kosovës e i cili mori miratimin e delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së.
Në këtë takim vjetor u debatuan edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në Kosovë/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?