39 raste pozitive me virusin COVID-19 janë raportuar në Kosovë vetëm gjatë muajit korrik.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), për Arbresh.info.
Sipas këtij Instituti rritja e numrit të këtyre rasteve ka nisur nga 17 korriku
“Në dy javët e fundit (17.07.2024 – 30.07.2024) janë raportuar 39 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19”, thuhet në përgjigjen e IKSHKPK-së.
Nga 39 sa janë aktualisht, dy prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive për COVID-19, bëjnë të ditur nga Instituti.
Sipas IKSHPK-së, mosha më e prekur është 60-69 vjeç, por ka raste edhe nga grup-moshat e tjera 30-39 dhe 50-59.
Simptomat e këtij virusi vazhdojnë të jenë të njëjta si më parë, por që apelohet të praktikohen masat e higjienës.
“Simptomat janë të njëjtat si më parë. Gjithsesi, qytetarët këshillohen të praktikojnë masat e higjienës, të testohen kur kanë shenja apo dyshime për infeksion dhe, të vaksinohen me doza përforcuese, sidomos personat me imunitet të komprometuar”, thuhet në përgjigjen e IKSHKPK-së për Arbresh.info
Sipas këtij Instituti, nuk ka arsye për ndonjë kufizim në kushtet e një situate epidemiologjike relativisht të qetë dhe të menaxhueshme si kjo.
IKSHPK, thotë se përgjithësisht në rajonin evropian dhe në vendet e rajonit ka shtim të rasteve me COVID-19, dhe kjo reflekton edhe në vendin tonë, por rastet, megjithatë nuk kanë reflektuar me ngarkesa të theksuara për sistemin shëndetësor.
Në anën tjetër, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se janë tetë pacientë të spitalizuar, e që në mesin e tyre është edhe një fëmijë.
Vishaj për Arbresh.info thekson se simptomat janë të njëjta si më parë.
“ I kemi 8 pacientë të spitalizuar, moshat e shtyra janë më të prekura, e kemi edhe një fëmijë. Simptomat janë të njëjta si më parë me ethe, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje”, thotë Vishaj.
Ai thekson se nuk ka indikacione e as rrezik për karantinë.
Ndryshe, raste me koronavirus – që për herë të parë u shfaq në Vuhan të Kinës në fundin e vitit 2019 – së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.
Ndërkohë, më 13 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëra është e moshës 20 vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçar me nënshtetësi kosovare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.
Një ditë më pas, më 14 mars u konfirmua rasti i tretë me koronavirus, një familjar i 77-vjeçarit nga Vitia.[7] Në të njëjtën ditë, u konfirmua edhe 2 raste të koronavirusit njëri në Malishevë dhe tjetri në Viti
Në nivel vendi në Kosovë janë mbi 2000 mijë persona që kanë vdekur si shkak i këtij virusi./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një depu...
Vitia nënshkruan vendimin që mbulon shpenzimet për proteza p...
Barcelona heq dorë nga objektivi kryesor – Flick ka tashmë d...
Arioni-Xhenetës: Hipokrite, mos kërko nga të tjerët të kundë...
Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizre...
Vazhdon debati mes Gresës dhe Xuxit për vendimin e Kevinit n...