Një 38 vjeçar nga Prishtina ka humbur jetën nga koronavirusi. Në Drejtorinë e Shëndetësisë në Prishtinë thonë se nuk kanë informacione të tjera për rastin, nëse i ndjeri vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.
“Nuk kemi të dhëna tjera apo informacione të tjera rreth këtij rasti. Praktikisht janë ato të dhëna të cilat kanë dalur në formë zyrtare në raporton e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, tha Gashi për RTV Dukagjini.
“Ende nuk kemi informacione nga IKSHPK apo Klinika në të cilët është trajtuar nëse është trajtuar në institucion”, theksoi ai.
Gashi ka kërkuar edhe një herë rishikim të masave për kryeqytetin.
“Sot kemi 303 raste pozitive të identifikuara nga 780 testime të cilat janë realizuar ditën e sotme”, tha ai.
“Tre ditët e fundit janë testuar në nivel vendi rreth pesë mijë qytetarë e nga Prishtina këto tre ditët e fundit, nga e shtuna deri sot kanë qenë 2100 raste nga kryeqyteti. Gjithsej prej këtyre rasteve kanë rezultuar që të jenë 600 raste pozitive. Faktikisht kjo i bie që të jetë 30 për qind e rasteve në total që nëse shihet në nivel vendi nga numri total i testimeve i bie që praktikisht 30 për qind e rasteve në përgjithësi në nivel vendi dalin pozitive. Praktikisht kjo ka qenë ajo që ka reaguar kryetari Ahmeti dhe ne që masat duhet të merren në nivel vendi dhe jo selektive sepse në Prishtinë është numri i testimeve më i madh dhe për këtë jemi shumë të lumtur që mundemi të testojmë”, tha Gashi.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...