Google ADS

36 vjeçari që u raportua në polici si i zhdukur, gjendet i vdekur

17:13 | 14 Shtator 2021
S D

Një person është gjetur pa shenja jete i moshës rreth 36-vjeç, i cili  u raportuar si i zhdukur në polici, shkruan arbresh.info.

Viktima është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.

I njëjti shtoi se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Rasti është duke u hetuar dhe akoma nuk dihen rrethanat që çuan deri te vdekja e 36-vjeçarit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme