36 milionë euro për festat e fundvitit

12:26 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht 141 euro për festat e fundvitit, ndërsa në total shpenzimet shkojnë deri në 36 milionë euro.

Kështu ka dal sipas raportit “Blerjet e Familjeve kosovare për festat e fundvitit” nga kompania “Ubo consulting”.

I madh ka dal të jetë edhe numri i atyre që i festojnë krishtlindjet dhe vitin e ri.

“82 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thuhet në raport.

Ndryshe anketa është realizuar me 1 mijë e 65 respondentë. Hulumtimi është realizuar në 38 komuna të Kosovës. /Gazeta Fjala

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme