Janë bërë 35 vjet nga rënia heroike e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë.
Ata ranë heroikisht në këtë datë të vitit 1989-të, në lagjen “Bregu i Diellit”, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.
Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë.
Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981.
Fazliu aktivitetin e tij në çlirim të atdheut e vazhdoi gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.
Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Podujevës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë.
Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës.
Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.
Më 2 nëntor 1989 Zhitia dhe Fazliu, u rrethuan në lagjen Bregu i Diellit nga UDB-ja dhe pas një lufte të pabarabartë me armikun, prej orës 12:45 deri në ora 19:00, ranë heroikisht të dy atdhetarët.
Justin dhe Hailey Bieber postojnë fotografi të portretit fam...
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...