35-vjeçarja vdes pasi bie nga një ndërtesë në Mitrovicë

20:04 | 8 Shkurt 2023
E.H

Sot rreth orës 14:00, një grua 35 vjecare ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë.

Si pasoj e plagëve të marra, rreth orës 18:00 në QKUK në Prishtinë, e njëjta ka ndërruar jetë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti shtoi se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ” Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit”, tha Zahiti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme