35 vjeçarja nga Obiliqi, shoferja e parë në “Trafikun Urban”

21:50 | 29 Maj 2019
L G

Në rrugët e kryeqytetit do të qarkullojë vozitësja e parë grua e “Trafikut Urban”.

35 vjeçarja nga Obiliqi e cila që nga e mërkura ka kontratë pranon se ndjehet e privilegjuar që po e bën këtë punë derisa kujton se askush nuk e besonte se do të arrinte deri këtu.

Në ditën e parë të punës ajo i befasoi udhëtarët. Madje ka të tillë që më shumë preferojnë ngasjen e autobusit nga një shofere.

Laura Mirena thotë se kur ka vendos shumë pak njerëz i kanë besuar se do të bëhet shofere e “Trafikut Urban”.

“Shumë më kanë thanë se nuk mundesh, është e vështirë në Kosovë, ndoshta nuk mundesh me u punësu se njerëzit nuk e kanë besimin”, ka deklaruar ajo për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net

Ndërsa ka treguar se sa të vështirë e ka në kryeqytet të vozitë autobusin.

“Është pak e vështirë për shkak të qarkullimit të madh në Prishtinë, gjithashtu edhe infrastruktura ndoshta nuk është si duhet”, ka deklaruar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme