Janë bërë 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës së Deçanit.
34 vjet më parë në një tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumbardhë të Deçanit.
Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare./rtk
Rama ndan momente nga vizita e Erdogan në Tiranë: Miku i mad...
Zgjedhjet presidenciale, Obama në fushatë për të mbështetur ...
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për m...
IKD-ja publikon raportin “Shteti neglizhon harmonizimin e pe...
Ulutash sot ia dorëzon komandën e KFOR-it Barduanit
Grupi Parlamentar i LVV-së thërret konferencë për media