34 shtetas të huaj kapen brenda një furgoni në autostradë

14:20 | 30 Qershor 2022
E.H

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në Republikën e Kosovës, sot rreth orës 11:00 kanë ndaluar një furgon të tipit ‘mercedes’ me targa vendore dhe brenda tij janë gjetur 34 shtetas të huaj.

Ata janë të gjithë meshkuj të moshës madhore, shkruan arbresh.info.

Në lidhje me rastin është njoftuar stacioni kompetent policor në zonën e përgjegjësisë si dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtejme ligjore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme