Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 34 aktakuza kundër 40 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 20 persona, janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë 4 persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër 4 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar gjashtë persona, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...