Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është përmbyllur me sukses faza e parë e procesit të konkursit për 33 inspektorë të arsimit.
Ajo tha se kanë pranuar 696 aplikantë ku 338 prej tyre e kanë kaluar verifikimin paraprak, shkruan Arbresh.info.
“Në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim, në prill të këtij viti kemi hapur konkurs për 33 inspektorë të arsimit. Tashmë është përmbyllur me sukses faza e parë e procesit të konkursit. Kanë aplikuar gjithsej 696 aplikantë ku 338 prej tyre e kanë kaluar verifikimin paraprak.”, ka shkruar ajo.
“Sipas procedurave tani kalohet në fazat e mëtutjeshme të konkursit. Përgëzoj kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të konkursit dhe suksese tutje.”, shtoi Nagavci./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...