Dogana e Kosovës ka dhënë detaje rreth operacionit të djeshëm në disa biznese të argjendarive nën dyshimin për tregti të paligjshme në rajonin e Gjilanit.
në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 33 kg ari, 14,650.00 euro dhe 9,720.00 franga zvicerane, përcjell Arbresh.info.
Dogana po ashtu, ka publikuar edhe pamje gjatë operacionit.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen 33 kg ari
Gjilan 1 qershor 2024 Dogana e Kosovës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime operacionale të kontrolleve në rajonin e Gjilanit. Pas pranimit dhe verifikimit të informatave për dyshime për tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtrojnë veprimtarinë e argjendarive.
Në kuadër të këtij operacioni, janë kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
• 33 kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari)
• 14,650.00€ (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro)
• 9,720.00 franga zvicerane (nëntë mijë e shtatëqind e njëzet franga zvicerane)
Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe korrupsionit, duke garantuar sigurinë dhe rendin për të gjithë qytetarët. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit për një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë./Arbresh.info
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...