Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurores kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, janë dërguar për obdukim, dy trupa të pa jetë.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal tëRepublikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Dhunimi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...