32 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës

08:29 | 1 Maj 2022
S D

Janë bërë 32 vjet që nga falja e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

Në këtë tubim më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, e ku u falën më shumë se 100 gjaqe.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme