Po e priste me gëzim lindjen e dytë. Foshnja ishte e gjinisë mashkull. Komplikime deri në ditën e lindjes 32-vjeçarja nga Gjilani nuk kishte pasur. Madje pa ndonjë telash të shënuar e solli në jetë djalin e dytë. Por disa minuta pas lindjes pacientja vdiq në spitalin e Gjilanit. Kjo si pasojë e gjakderdhjes pas lindjes. Por më trishtuesja nga e gjithë kjo histori është se 32-vjeçarja vdiq në duart e nënës së saj e cila gjendej në sallën e operacionit në cilësinë e motrës medicinale. E mjekët e Gjilanit po deklarojnë se nuk ka pasur neglizhencë të rastit dhe se vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve shëndetësore.
Ishte e bindur se vajza e saj do ta kalojë procesin e lindjes me sukses si gjithë pacientet e tjera që i kalojnë nëpër duar. Prandaj vendosi që të futet në sallën e lindjes bashkë me të. Por infermierja nga Gjilani pa tmerrin me sy. Derisa po asistonte në lindjen e vajzës e cila solli në jetë djalin e dytë, ndodhi ajo që s’e priste.
Vajza i vdiq nga gjakderdhja pas lindjes me operacion, ndërkaq nipi i shpëtoi. E gjithë ngjarja e dhimbshme ndodhi të mërkurën e 11 shtatorit të këtij viti.
E ndjera, 32-vjeçarja, ndërroi jetë në Spitalin e Gjilanit, pak pasi e lindi foshnjën e saj të gjinisë mashkull.
Vdekja e pacientes, sipas mjekëve të spitalit ku ajo lindi, nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës por për shkak të disa komplikimeve shëndetësore të cilat iu shfaqën pasi që e kreu procesin e lindjes.
Detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë të premten për Express, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Ai ka konfirmuar se vdekja e 32-vjeçares ka ndodhur si pasojë e një gjakderdhjeje që tashmë e ndjera kishte pasur pas lindjes.
Mjeku Hajrullahu ka hedhur poshtë dyshimet se në këtë rast ka pasur ndonjë neglizhencë të mjekëve. Ai ka deklaruar se mjekët e kanë kryer me përgjegjësi punën e tyre.
“Vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes. Gjithçka ka qenë në rregull edhe sa u përket shërbimeve shëndetësore gjatë lindjes. Por komplikimet u shfaqën pas dhe përkundër angazhimit të stafit mjekësor pacientja ka ndërruar jetë”, ka thënë doktori.
Ai u shpreh se e ndjera kishte pasur “Gjakderdhje dhe emboli-shkoku hemorragjik”.
Drejtori i spitalit u deklarua se familja e së ndjerës nuk ka pranuar që pacientes t’i bëhet obduksioni. E në sallën e lindjes kishte qëlluar me të bijën edhe nëna e tashmë së ndjerës, e cila është motër medicinale në spitalin e Gjilanit për më shumë se 30 vjet.
“Përkundër insistimit për obduksion, familjarët nuk kanë pranuar pasi që vetë nëna e saj ka qenë motër medicinale në spital për më shumë se 30 vjet”, sqaron drejtori i spitalit të Gjilanit.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e foshnjës sipas mjekut është stabile.
E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...