Google ADS

32 parti politike, 35 iniciativa qytetare e 26 kandidatë të pavarur aplikojnë për zgjedhjet lokale

18:43 | 16 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Gjatë periudhës dy mujore (17 qershor – 16 gusht) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike; 1 koalicion; 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 4 mijë e 922 kandidatë, prej të cilëve 165 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 4 mijë 757 për Kuvende Komunale.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi të hënën në konferencë për medie, pas përfundimit të afatit për aplikim.

Zgjedhjet Lokale në Kosovës do të mbahen më 17 tetor. V.S/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme