Një kontingjent i “KFOR 1” i përbërë nga 31 ushtarë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Shqipëri, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në RC-Ë Kosovë, ka kryer misionin e tij gjashtëmujor në vendin tonë.
Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë misionit, efektivët përmbushën detyra të ndryshme si patrullime, QRF dhe Force Protection, dhe morën pjesë në stërvitje me forcat aleate, përfshirë ato Bullgare, Italiane dhe Kroate”, thuhet tutje në njoftim.
Kontingjenti i parë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovë për herë të parë më 25 shkurt të vitit 2022./Arbresh.info/
Përleshje me thikë në Prizren, arrestohen dy persona
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën