Google ADS

31 mijë e 84 raste aktive me COVID në Kosovë

08:29 | 5 Shkurt 2022
S D

Në Kosovë aktualisht janë 31 mijë e 84 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, si pasojë e këtij virusi ka ndërruar jetë një person, ndërkaq nga nëntë mijë e 253 testime, një mijë e 853 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Janë shëruar një mijë e 639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave është 180 mijë e 407.

Në 24 orët e kaluara janë dhënë dy mijë e 416 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 86 mijë e 437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme