Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1 mijë e 440 gjoba trafiku, ndërsa ka hequr 17 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Sipas polisië, gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 31 aksidente, shkruan ARbresh.info.
Prej tyre 14 kanë qenë me lëndime ku 18 persona janë lënduar dhe 17 aksidente kanë qenë me dëme materiale.
Njoftimi i plotë:
Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 06-12/05/2024 ka shqiptuar 1440 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr 17 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 31 aksidente, prej tyre :
Aksidente me lëndime, 14
Persona të lënduar, 18
Aksidente me dëme materiale, 17
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Arbresh.info/
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja