Gjëndra tiroide është një prej organeve më të rëndësishme në trupin e njeriut e cila gjendet në pjesën e përparme të qafës dhe njëherësh njihet edhe si një lloj organi përgjegjës për secilën qelizë në organizëm, thotë Drejtori i Otorinolaringologjisë (ORL), Hajdin Thaçi.
Drejtori i Otorinolaringologjisë në një intervistë për arbresh.info, tregon se, deri më tani nuk ka statistika të sakta se sa njerëz vuajnë nga sëmundja e gjëndrës tiroide në Kosovë, por përafërsisht brenda vitit operohen 300 persona nga gjëndra tiroide.
“Gjëndra tiroide është një organ endokrin i vendosur në qafë. Rëndësia e saj është shumëfishtë për arsye se konsiderohet si organi mbrojtës i organizmit. Sa i përket statistikave nuk kemi statistika të sakta për klinikën të cilën e udhëhiqi unë. Natyrisht se numri më i madh i rasteve kirurgjikale ne klinikën universitare trajtohen në klinikën e URL-së. Përafërsisht marrinë trajtim rreth 300 veta brenda vitit pra rreth 300 operacione të gjëndrës tiroide të patologjisë së ndryshme, patologjia e stromës. Ndërsa me stromë nënkuptojmë rritje brenda gjëndrës tiroide, ose gush e cila përjashton mundësin që të jetë e shoqëruar me inflamacion dhe me tumor”, thotë ai.
Thaçi, tregon disa rastet që kërkojnë domosdo trajtim kirurgjik nga gjëndra tiroide.
“Ndërsa patologjia tjetër që ne e trajtojmë janë inflamacionet beninje të gjëndrës tiroide, çrregullimet funksionale që janë te hipernervoza, p.sh tek pacientet që kanë sytë e nxirrun për shkak të hormoneve të shtuar te gjëndrës tiroide dhe kanë probleme të tjera djersitje dhe jo stabilitet, dridhje, dhe kjo kërkon domosdo trajtim kirurgjik. Ndërsa grupa e tretë janë tumoret e gjëndrës tiroide, të cilët për fat nuk janë përqindje e lartë. Por, ekziston një fat i madh që tumoret e gjëndrës tiroide që deri 95% e rasteve janë tumore beninje, dhe trajtohen me sukses në klinikën tonë, këta pacient kanë një mbijetesë të shkëlqyeshme”, deklaron Thaçi.
Ai flet edhe për kushtet e trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sa i përket sëmundjes së gjëndrës tiroide.
“Kushtet e trajtimit janë kushte solide ku vet kushtet e gjëndrës tiroide nuk kërkojnë mjete të sofistikuara, por kërkon një përvojë të madhe kirurgjike, dhe natyrisht ruajtën e fqinjës në këtë rast shmangia e dëmtimit të nervit të folurit i cili mund të jetë i dëmtuar në njërën anë apo të dy anët, gjë që madje shoqërohet me komplikime”, shprehet ai./A.Zeka/arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...