Google ADS

300 mijë euro pajisje mjekësore për emergjencën

17:08 | 21 Qershor 2018
M. A.

Klinika e Emergjencës në QKUK është furnizuar me pajisje mjekësore në vlerë prej 300 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, “kjo klinikë, e cila shumë herë është përballur me vështirësi, qoftë edhe në bartjen e pacientëve, tani më nuk do të përballet me telashe të tilla”.

SHKUK ka thënë se këtë herë Klinika e Emergjencës është furnizuar me të gjitha kërkesat për pajisje të cilat janë kërkuar nga stafi menaxhues i saj.

Në njoftim theksohet se në klinikë po bëhen renovime edhe të hapësirave pritëse.

“Me kërkese të menaxhmentit të emergjencës, pajisjet e reja do të nisin të përdoren në momentin kur do të përfundojë rinovimi i pritores së kësaj klinike, e cila pritet të ndodhë brenda pak ditëve”, thuhet më tej në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme