Rreth 300 familje në Kosovë tashmë janë gati për të pritur vëllezërit e tyre nga Shqipëria. Kompania ‘Barileva’ ka njoftuar se ka vënë në dispozicion autobusët e saj për të sjellë nga Shqipëria në Kosovë të gjithë ata që kanë nevojë për strehim pas tërmetit të fuqishëm që sot goditi Shqipërinë.
Në këtë kompani bëjnë të ditur se me të dëgjuar lajmin kanë marrë telefonata të shumta nga qytetarët e Kosovës qe janë të gatshëm të hapin dyert e shtëpive të tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Sipas kësaj kompanie janë rreth 300 familje që tashmë kanë konfirmuar mbështetjen për strehim të vëllezërve nga Kosova, por që deri më tani për shkak të traumës dhe panikes që kanë qytetarët e Shqipërisë nuk ka ndonjë shifër të madhe të atyre që janë lajmëruar për të udhëtuar drejt Kosovës.
Manipulimet e Vuçiqit ndaj Forcave të Armatosura të Kosovës,...
Pensionohet Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjenera...
Adrola Dushi vishet me të zeza
Konjufca priti në takim rrjetin e shoqatave ROSCAP, pranoi n...
Kurti thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen: Borrelli e La...
Edon Zhegrova në mesin e më të vlerësuarve në top pesë ligat...