Google ADS

300 euro për fëmijët dhe 500 euro për çiftet, Komuna e Mitrovicës së Veriut hap thirrjen për aplikim

20:38 | 4 Mars 2024
E.H

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka bërë të ditur se ka hapur thirrjen për aplikim për subvencionim për fëmijët e lindur në vitin 2024 dhe çiftet e reja.

“Komuna e Mitrovicës Veriore ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe çiftet e reja”, thuhet në njoftim.

“Familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2024 do të subvencionohen me 300 euro, ndërsa çiftet e reja me 500 euro”, thuhet tutje në njoftim.

Për të aplikuar, kliko KËTU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme