300 euro gjobë ndaj shoferit i cili nuk respektoi kufizimin e shpejtësisë

16:28 | 3 Janar 2024
E.G

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer me 300 euro shoferit i cili nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë.

Sipas policisë,  në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ai ka drejtuar mjetin me shpejtësi 168 km/h, shkruan Arbresh.info.

Të njëjtit i janë shqiptuar edhe tri pikë negative si dhe për tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 168 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme