Sot mbushen 30 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Me këtë rast, kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut, ndërsa thotë se miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.
“Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut!
Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar”, shkruan Hoti në FB.
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...