Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar pas gjashtë rasteve të reja me Covid-19 në komunën që ai drejton.
Haskuka bën të ditur se ka kërkuar që gjurmimi i kontakteve të rasteve pozitive të vazhdojë më intensitet të shtuar, transmeton portali arbresh.info.
Gjithashtu i pari i Prizrenit bëri të ditur se nesër do të ketë rreth 30 testime të reja.
“Sot nga Qendra për Parandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve u informova që janë edhe 6 raste të reja të diagnostifikuara me COVID-19. Të gjithë janë kontakte dhe familjarë të rasteve të identifikuara më parë. Kërkesa jonë është që gjurmimi I kontakteve të rasteve të vazhdojë me intensitet të shtuar, ashtu që të identifikohen dhe të izolohen të gjitha rastet. Andaj nesër sërish do të ketë një numër të lartë të testimeve në komunën tonë (rreth 30 teste), me shpresë që ky trend në rritje të ndalet”, shkruan Haskuka.
Tutje ai kërkoi që të respektohen me përpikëri udhëzimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...