Google ADS

30 produkte organike, synon edhe tregun ndërkombëtar Havushe Bunjaku

13:06 | 16 Gusht 2020
L G

Këtu e kalon shumicën e kohës. E nga këtu, kjo grua punëtore de e pavarur arrin të fut në tregun kosovarë rreth 30 produkte organike dhe mbi dhjetë lloje të çajrave.

Kjo është Havushe Bunjaku, themeluese e “99 lule” që gjendet në fshatin Kishnicë të Komunës së Graçanicës.

Çaji  i bjeshkës, i blinit, i shtogut dhe i frutave, janë veç disa prej llojeve të çajreve.

Të gjitha produktet janë  100 për qind organike që i kultivon e përgatit për treg familja Bunjaku.

Përpos çajit që konsumohet çdo ditë, këtu mund të gjesh edhe çajin sherbelë, pelimi e bar pezmi që janë produktet që përdorën për shërim e sidomos për gratë mbi 40 vjece.

Shumicën e fidanëve dhe luleve, Bunjaku i kultivon vet dhe i mbledh ato në male.

Zonja Bunjaku tregon para kamerës sonë se si arrin deri tek produkti final që e shet në treg.

Familja Bunjaku përpunon edhe uthull nga molla e egër të cilën e përdorin kryesisht për tension dhe sheqer në gjak./M.Avdimetaj/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme