Konferenca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, u ndërpre përkohësisht, me vendim të gjykatësit Nicolas Guillou, i cili tha se po marrin një pauzë 30-minutshe.
Pas kthimit nga pauza, gjykatësi ka paralajmëruar se do të japë disa urdhra gojorë për palët në proces.
Mbrojtësi i Thaçit, avokati David Hooper, kërkoi nga organi i akuzës disa materiale të cilat i ishin paraqitur klientit të tij gjatë intervistimit në korrik të vitit të kaluar.
Avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që Prokuroria t’ua japë të gjitha incizimet audio dhe video të intervistave të dëshmitarëve.
Avokati i Thaçit në seancë i ka përmendur edhe bombardimet e NATO-s për t’i dhënë fund agresionit të Serbisë mbi Kosovën.
Prokuroria ka thënë se në shtator planifikon ta dorëzojë dosjen paraprake në këtë rast, gjë që është kundërshtuar nga avokatët./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...