Në vetëm dy javët e fundit, më shumë se 4 mijë euro janë të hyrat nga laura e vendosur në hyrje të Brezovicës.
Por, për vizitorët që vizitojnë qendrën turistike, kjo taksë është e panevojshme.
Ata madje, thonë se edhe çmimi është shumë i lartë, raporton KTV.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, ka thënë se kjo laurë është vendosur për të mirëmbajtur parkun.
Sipas tij, investimet në këtë laurë kanë qenë më të mëdha se të ardhurat.
Gjatë vitit të kaluar, mbi 30 mijë euro ishin të hyrat nga laura.
Laura ishte vendosur në janar të vitit të kaluar, dhe është nën menaxhimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Që nga paslufta, ajo kishte qenë nën menaxhim të disa kompanive serbe.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...