Google ADS

30 ditë paraburgim të dyshuarve për vrasjen e policëve të UNMIK-ut

16:36 | 7 Korrik 2017
M. A.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që tre të dyshuarve për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të këtij misioni në vitin 2004 t’ia caktojë masën prej 30 ditëve paraburgim.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën avokati mbrojtës i të dyshuarit Faik Shaqiri, Mahmut Halimi, klienti i të cilit  është ekstraduar gjatë  mbrëmjes së mërkurës nga Gjermania.

Dy të dyshuarit e tjerë, Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar të mërkurën pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.

Ishte Prokurori Special i EULEX-it, Danilo Cecarelli ai që kishte kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Por mbrojtja e të dyshuarve e kishte kontestuar këtë kërkesë të Prokurorit duke u bazuar në faktin se sipas tyre ata po akuzohen për një rast që është gjykuar më herët e për të cilin nuk ka prova.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që tre të dyshuarve për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të këtij misioni në vitin 2004 t’ia caktojë masën prej 30 ditëve paraburgim. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën avokati mbrojtës i të dyshuarit Faik Shaqiri, Mahmut Halimi, klienti i të cilit  është ekstraduar gjatë  mbrëmjes së mërkurës nga Gjermania. Dy të dyshuarit e tjerë, Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar të mërkurën pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës. Ishte Prokurori Special i EULEX-it, Danilo Cecarelli ai që kishte kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Por mbrojtja e të dyshuarve e kishte kontestuar këtë kërkesë të Prokurorit duke u bazuar në faktin se sipas tyre ata po akuzohen për një rast që është gjykuar më herët e për të cilin nuk ka prova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme