Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që tre të dyshuarve për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të këtij misioni në vitin 2004 t’ia caktojë masën prej 30 ditëve paraburgim.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën avokati mbrojtës i të dyshuarit Faik Shaqiri, Mahmut Halimi, klienti i të cilit është ekstraduar gjatë mbrëmjes së mërkurës nga Gjermania.
Dy të dyshuarit e tjerë, Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar të mërkurën pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.
Ishte Prokurori Special i EULEX-it, Danilo Cecarelli ai që kishte kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Por mbrojtja e të dyshuarve e kishte kontestuar këtë kërkesë të Prokurorit duke u bazuar në faktin se sipas tyre ata po akuzohen për një rast që është gjykuar më herët e për të cilin nuk ka prova.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që tre të dyshuarve për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të këtij misioni në vitin 2004 t’ia caktojë masën prej 30 ditëve paraburgim. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën avokati mbrojtës i të dyshuarit Faik Shaqiri, Mahmut Halimi, klienti i të cilit është ekstraduar gjatë mbrëmjes së mërkurës nga Gjermania. Dy të dyshuarit e tjerë, Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar të mërkurën pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës. Ishte Prokurori Special i EULEX-it, Danilo Cecarelli ai që kishte kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Por mbrojtja e të dyshuarve e kishte kontestuar këtë kërkesë të Prokurorit duke u bazuar në faktin se sipas tyre ata po akuzohen për një rast që është gjykuar më herët e për të cilin nuk ka prova.
Atentat në Shkodër, 33-vjeçari ekzekutohet brenda makinës së...
City siguron shërbimet e sulmuesit sensacion, ka shënuar 18 ...
Clinton, Soros dhe Bono në mesin e të nderuarve me Medalje t...
“Isha kallë”, Driloni ia përmend Sarës një rast se kur do ta...
Shtetases së huaj në Prishtinë i grabiten paratë
Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kos...