Google ADS

30 ditë paraburgim të dyshuarit për narkotik

15:36 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj Gëzim Berishës, të dyshuarit për narkotik të llojit marihuanë, kokainë, heroinë.
Ditë më parë është mbajtur seanca dëgjimore për shqyrtimin e propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Gëzim Berisha dyshohet se në çantën e tij dhe pas kontrollimit të shtëpisë, ka poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë, kokainë, heroinë, një grider dhe disa letra mbështjellëse të marihuanës./kallxo.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme