30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për keqpërdorim të rezervave shtetërore

16:13 | 19 Gusht 2023
E.K

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan të premtën nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po Gjykata Themelore në Prishtinë,u ka caktuar masën e paraburgimit secilit për një muaj”, ka thënë Gashi, përcjell Arbresh.info.

Të dyshuarit e arrestuar gjatë ditës së premte ndaj të cilëve u caktua 30 ditë paraburgim janë dy zyrtarë të MINT-it, drejtori i Departamentit për Rezervat
Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Dy zyrtarët e MINT-it janë duke u akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i arrestuari i tretë dyshohet për dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme