Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit për veprën penale të kanosjes.
Sipas njoftimit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 4. lidhur me nenin 248 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 19.11.2019.
“Sepse i dyshuari me datën 19.10.2019, rreth orës 17:30 minuta, në fshatin Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, në shtëpinë e tij familjare, i shkakton dhunë psikike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që papritmas hynë në dhomë ku ka qenë e shtrirë e dëmtuara për shkak të sëmundjes së saj dhe të njëjtën e gjuan me ushqim në fytyrë e më pas e kanos me fjalë, ku tek e dëmtuara shkakton frikë, ankth dhe pasiguri, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës./arbresh.info
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë