Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Agron Gashit, i cili dyshohet për tentim vrasje e cila ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës, ku mbetën të plagosur tre persona.
Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Ndërsa për të dyshuarën për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale, L.G., është caktuar arrest shtëpiak po ashtu prej një muaji.
Lajmin e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri.
21-vjeçari Agron Gashi është arrestuar të enjten nën dyshimet për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë./ Betimi për Drejtësi
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...