Prokuroria Speciale dhe ato Themelore të Republikës së Kosovës, në raportin zyrtar kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ngritur aktakuza ndaj dyzet personave për vepra të ndryshme penale, shkruan ‘Arbresh.Info’.
Sipas të njëjtit raport për një ditë janë ndaluar 9 persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit për 7 të dyshuar se kanë kryer vepra penale të ndryshme.
PSRK-ja për veprën e kryer ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ ka ngritur aktakuzës kundër dhjetë (10) të pandehurve, e sanksionuar nga neni 414 paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për veprën penale „‟Falsifikimi i dokumentit zyrtar‟.
Ndërsa nga Prokuroritë Themelore në tërë territorin e vendit janë ngritur aktakuza të shumta për veprat të ndryshme si, sulm, sulm seksual, dhunë në familje, dhunë, fajde, uzurpime të pronës, asgjësim, posedim të pa autorizuar të drogave analoge dhe përdorim të armës.
Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit:
Prishtinë, 24 gusht 2023 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe Themeloret janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) të pandehurve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar dy (2) kërkesa për paraburgim për tre (3) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat personat
1 – 10 15 – 16 9 – 9 / 4 – 4 / 1 – 1 / 30 – 40
Ndalimet / 2 1 / / / 6 / 9
Paraburgimet:
kërkesat – personat
/ 2 – 3 2 – 3 / 1 – 1 / / / 5 – 7
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) të pandehurve për veprën penale „‟Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar‟, sanksionuar nga neni 414 paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për veprën penale „‟Falsifikimi i dokumentit zyrtar‟‟, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për të cilin ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Sulmi seksual”. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për
shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2)
personave, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale, “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
//////
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1)
personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale „‟Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge‟‟.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale „‟Lëndimi i rëndë trupor‟‟,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale „‟Dhuna në familje‟‟,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale „‟Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge‟‟, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale „‟Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë‟‟.
//////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Kanosja”, një (1) person për
shkak të veprës penale “Vjedhja”, dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe dy (2) persona për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
//////
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...