Në mbledhjen e fundit të KQZ-ës, u shqyrtua dhe u miratua raporti përfundimtar i shpenzimeve për organizimin dhe mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale gjatë vitit 2021.
Rreth 7 milionë euro i kushtuan Kosovës organizimi i dy raundeve të zgjedhjeve lokale në vitin 2021.
“Në bazë të të dhënave nga raporti i miratuar, kostoja e përgjithshme për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021, duke përfshirë të dy raundet, është: 6 milion e 467 mijë e 352 euro. Buxheti i planifikuar për mbajtjen dhe organizimin e këtyre zgjedhje ishte në shumën: 7 milion e 824 mijë e 957 euro. Shuma më e madhe e buxhetit të shpenzuar është në kategorinë mallra dhe shërbime, përkatësisht e shërbimeve kontraktuese, e cila ka të bëjë me shpenzimet për pagesën e trupave zgjedhore të angazhuar gjatë dy raundeve zgjedhore dhe stafin e përkohshëm në QNR dhe KQZ”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ndërkaq kujtojmë se për organizimin dhe mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale 2017, KQZ-ja kishte shpenzuar 7 milion e 18 mijë e 757 euro, ndërsa për ato të vitit 2013, 5 milion e 834 mijë e 37 euro.
Në fund të mbledhjes, KQZ-ja miratoi kërkesat për zëvendësimin e nëntë anëtarëve të Kuvendit Komunal në Istog./arbresh.info/
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...