Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Selakoviq do të marrin pjesë në seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, diskutimet kryesore të së cilës do të mbahen nga 20 deri më 26 shtator.
Delegacionet e nivelit të lartë nga pothuajse të gjitha vendet e botës do të marrin pjesë në debatin e përgjithshëm, gjatë të cilit do të flasë Vuçiq, i cili do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi ngjarjet aktuale në botë gjatë seancës së rregullt, me theks në luftën në Ukrainë..
Novosti raporton se takimi në New York do të jetë gjithashtu një rast për të folur për çështjen e Kosovës dhe intensifikimin e dialogut të Brukselit.
Vuçiq dhe Selakoviq pritet të kenë takime të shumta me përfaqësues të OKB-së, si dhe me përfaqësues të disa shteteve, në bisedime zyrtare, por edhe në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...