Një person ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një tjetër person mbrëmë në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.
Policia bën të ditur se i dyshuari e ka therur babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin) pas një mosmarrëveshjeje, shkruan Arbresh.info.
Ngjarja ka ndodhur në ora 21:30.
Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë në QKUK.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku.”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...