Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarrin në Kaçanik.
Po ashtu, edhe një tjetër qytetar në atë vend ka mbetur i lënduar.
Këtë për arbresh.info e bëri të ditur zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se dy të dyshuar janë në arrati ndërkaq trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion.
“Kaçanik 10.05.2022 – 14:03. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy te dyshuar gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Një i vdekur dhe një i lënduar nga arma e zjarrit në Kaçanik
Policia jep detaje: Një 30 vjeçar i vdekur dhe një 32 vjeçar i plagosur në Kaçanik
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...