“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ishte ky reagimi i parë i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas vizitave që kishte jashtë vendit.
Por a është Kosova me të vërtetë në rrugën e drejtë, për këtë ka folur analisti Fatmir Sheholli.
Sheholli mendon se deklarata e presidentes Vjosa Osmani se Kosova është në rrugë të drejtë, nuk është kurrfarë lajmi.
Analisti shton gjithashtu se të gjithë ne e dimë se jemi në rrugë të drejtë, por presidentes i mbetet të na tregojë si t’i tejkalojmë pengesat për tek rruga e drejtë.
“Presidentja duhet si faktor uniteti të na tregon si do t’i tejkalojmë pengesat në atë rrugë të drejtë”, shprehet Sheholli për arbresh.info.
Në vizitat që zhvilloi presidentja, pothuajse në secilin takim foli për dialogun Kosovë- Serbi, Sheholli për këtë mendon se presidentja nuk është e kyçur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por është vetëm e informuar, tutje ai shton se më mirë do të ishte që presidentja e vendit të jetë me aktive në krijimin e atmosferës unitare të shtetit tonë.
“Do të ishte shumë e rrugës që presidentja të jetë shumë më aktive në krijimin e atmosferës unitare të shtetit tonë”, tha ai
Presidentja është presidente edhe e serbëve në Kosovë andaj nevojitet bashkëbisedim me qytetarët e vendit të saj, përfundon Sheholli.
Nga ana tjetër për këtë temë ka folur edhe gazetari Ridvan Berisha, ai thotë se takimet që liderët e Kosovës e zhvillojnë jashtë vendin është në të mirën tonë.
“Secili takim që liderët e Kosovës e zhvillojnë jashtë shtetit me idenë që të avokojnë për prezencën e republikës sonë në marrëdhëniet ndërkombëtarë është lajm i mirë”, shprehet Berisha për arbresh.info.
Për takimet që ka zhvilluar presidentja e vendit, Berisha mendon se janë të rëndësishme pasi Vjosa Osmani përfaqëson edhe politikën e jashtme.
Tutje Berisha shprehet se Kosova për momentin është duke negociuar me bashkësinë ndërkombëtare e jo me Serbinë.
Ndryshe nga Sheholli që u shpreh se nuk është detyrë e presidentes që të merret me dialogun, Berisha mendon se po bënë mirë që po e përmend çështjen e dialogut.
“Presidentja Osmani po bënë mirë që po e përmend çështjen e dialogut por duhet ta ndaj edhe me Kurtin, dhe të mirëkordinohen “, thotë ai.
Berisha shprehet se edhe vetë presidentja e ka të qartë nga takimet që ka zhvilluar se nuk ka më kohë , miqtë tanë nuk mund të na presin për çështjet politike, dialogu duhet të përfundojë sa më përpara.
Tutje ai thotë se për Kosovën sot lobojnë shtetet më të forta në botë.
“Lobimi i liderëve tanë është i rëndësishëm por impakti që ka Kosova sot është tejet margjinal kemi një rend të ri gjeopolitik në botë, për Kosovën sot lobojnë shtetet më mike të Kosovës, SHBA, gjermania Anglia, në disa Franca por edhe disa vende që e kanë njohur vendin tonë”, përfundoi Berisha.
Por sa mund të ndikojë ky lobim i saj në procesin e dialogut, Bekim Kabashi thotë se fuqia lobuese e Kosovës është jashtëzakonisht e vogël.
Nëse lobimi nuk është në koordinim me vendet partnere, i gjithë lobimi do të jetë i panevojshëm thotë Kabashi.
“Po nuk u shkua ne koordinim me vendet partnere duke shfrytëzuar ndikimin e tyre, efekti i lobimit do të jetë i pavërejtshëm”, u shpreh ai për arbresh.info.
Kabashi thekson se nga e kaluara e dimë se Kosova ka arritur që t’i avancojë interesat e saja vetëm kur kanë lobuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë me peshë gjeopoltike globale.
Presidentja Osmani ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II. /arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...