Aeroplanët e ardhur sot nga Franca, Zvicra, Italia e Gjermania kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, vetëm më ekuipazh dhe pa as një pasagjer.
Shkas për këtë është bërë përhapja e sëmundjes së Koronavirusit në Kosovë dhe numrit të madh të udhëtarëve që kanë mbetur në Kosovë nga vendet e ndryshme të Evropës.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara në një prononcim për arbresh.info ka treguar numrin e saktë të fluturimeve për ditën e sotme.
“ Këtu janë 16 fluturime në nisje dhe ne ardhje përveç se fluturimet në arritje nga Franca, Gjermani, Italia dhe Zvicra sot kanë qenë pa udhëtar vetëm më ekuipazh. Sot deri në orën 24 do të kenë mundësi që të arrijnë udhëtarët nga shtet tjera përveç këtyre shteteve që i përmenda. Pas kësaj ore kompanitë e tjera do të mund të sjellin aeroplan vetëm më ekuipazh pas as një udhëtar mirëpo mund të bartin udhëtarët nga Aeroporti i Prishtinës deri në destinacion të tjera. Varësisht nga kompanitë se a mund të sjellin një aeroplan të zbrazur e ta mbushin në Kosovë”.
Tutje Gara ka treguar se Aeroporti nuk është mbyllur ashtu siç është raportuar por që fluturimet bëhen vetëm në raste emergjente dhe për të bartur pasagjeret që kanë ardhur në Kosovë për pushime nga vendet e ndryshme të Evropës.
Sipas Gares kërkesa për fluturime ka më së shumti nga udhëtaret që destinacion e kanë Gjermanin e Zvicrën.
“Udhëtarët që janë në Kosovë mund të realizojnë udhëtimin e tyre vetëm nëse kompanitë ajrore përkatëse vinë në Kosovë. Vlen të theksohet se Aeroporti nuk është mbyllë. Fluturimet që janë paraparë të realizohen sot janë realizuar. Kërkesat më të mëdha të udhëtarëve e kemi nga destinacioni i Zvicrës dhe Gjermanisë. Shumica e udhëtarëve janë nga këto dy shtete”./arbresh.info./
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/219637989092547/
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren