Garda Kombëtare e Iowa-s së SHBA-ve u trajnuan së bashku me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të përmirësuar aftësitë në operacionet me materiale të rrezikshme (HAZMAT).
25 anëtarë të Kompanisë HAZMAT të FSK-së kaluan nëpër skenarë të kërcënimit radiologjik gjatë gjithë javës dhe ndërthurën njohuritë e javës në ngjarjen kulinuese në Wells Fargo Arena , përcjell Arbresh.info.
“Gjëja e madhe që po marrim nga kjo, që mund t’u mungojë disa njerëzve, është se ne po mësojmë gjithashtu prej tyre”, tha nëntogeri i dytë James Leaman, oficeri i operacioneve për CST.
“Ata u përgjigjen më shumë gjërave në [vendin e tyre] sesa ne në shtet”, thuhet në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Ky trajnim është pjesë e programit të Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së për të rritur ndërveprimin midis partnerëve të agjencive ushtarake dhe të sigurisë publike.
Partneriteti shtetëror i Iowa-s dhe Kosovës i lejon agjencitë ushtarake, të sigurisë dhe të sigurisë publike të punojnë së bashku në skenarët e trajnimit. Programi është një nga 100 lidhjet e bëra nga shtetet dhe kombet në të gjithë globin./Arbresh.info
Për të parë më shumë rreth këtij ushtrimi, kliko KËTU
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...