Lista Serbe, po niset në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që zyrtarisht fillon sot, me një qëllim të qartë – për të fituar të gjitha 10 vendet në Parlamentin e Kosovës që janë planifikuar për komunitetin serb.
Kështu vlerëson nënkryetari i Listës Serbe dhe i pari në listën e këtij subjekti politik në zgjedhjet e ardhshme, Igor Simiq në një intervistë për Kosova Online i cili theksoi se uniteti dhe shteti i Serbisë janë faktorët kryesorë në mbijetesën e serbëve në Kosovë.
Sipas tij, LS-ja arriti të ndihmojë popullatën serbe në Kosovë gjatë periudhës së mëparshme të trazuar për shkak të pandemisë.
“Vota për Listën Serbe është një mbështetje për luftën në institucione, si për secilin individ ashtu edhe për interesat kolektive të popullit serb. Gjithashtu, me ndihmën e shtetit tonë, ne duhet të vazhdojmë të investojmë dhe me projekte të ndryshme të infrastrukturës për të mundësuar përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në Kosovë, si në zonat ku serbët janë shumicë, ashtu edhe në zonat ku sot, për fat të keq, jetojnë në pakica. Këtu, ne nënkuptojmë kryesisht mbështetjen për aktivitetet ekonomike”.
“Kur flas për këtë, duhet të theksoj ndihmën që Zyra për Kosovë dhe Metohi u ofron qytetarëve në jug të Ibrit, përmes ndihmës në prokurimin e materialit farë, por edhe në prokurimin e makinerive bujqësore që nevojiten në punën e përditshme”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...