Mbledhja e rregullt e Komisionit Zgjedhorë që ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për ditën e mërkurë, raporton Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për media.
Sipas Elezit, kjo shtyrje është bërët për shkak se anëtarët e KQZ-së konsideruar se duhet të ketë më shumë informacione në pikat e rendit të ditës.
“Në momentin e fundit, derisa po diskutohej më Këshillin për Operacione Zgjedhore, ku po trajtoheshin shumë çështje që priteshin të ishin sot në rendin e ditës, anëtarët e KQZ-së konsideruan se do të duhej më shumë informacione në pikat e rendit të ditës që kanë qenë të planifikuara për sot. Mbledhja e paraparë u shty për ditën e nesërme (e merkur)”, tha Elezi.
Pikat e rendit të ditës që ishin paraparë për sot:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Raportet e Këshillave të KQZ-së
• Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Raport nga KKZ-të në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan për Qendrat e Votimit
-Njoftim me vlerësimi e rrezikut për QV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.
-Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit
-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,
-Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të KVV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan,
-Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës se bazës së shenimeve të departamentit të pensioneve, Ministria e Financave, Punes dhe Transfereve
• Këshilli Mbiqkyrës për Informim Publik
-Shqyrtimi dhe miratimi i Llogos dhe dizajnit të produkteve të IP per zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq
3. Të ndryshme
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...