Serbia vendos forcat e sigurisë në kufirin me Kosovën në “gatishmëri të plotë luftarake”

08:18 | 27 Dhjetor 2022
E.H

Forcat serbe të sigurisë në kufirin me Kosovën janë vendosur në gjendje të “gatishmërisë së plotë luftarake”.

Siç thuhet në raportimin e mediumit britanik, urdhëri u dha nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gasiq, i cili tha se po vepronte sipas udhëzimeve të presidentit, Aleksandar Vuçiq në mënyrë që “të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në Kosovë”.

“Kosova nuk i është përgjigjur kësaj lëvizje”, thuhet në raportimin e Sky News.

Kjo media gjithashtu ka rikujtuar edhe dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Muajin e kaluar, kryetarët e komunave, gjyqtarët dhe oficerët e policisë serbë në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj një vendimi të qeverisë për targat”, thuhet tutje në raportim përcjell arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme