Rikthimi 10 minutësh i Listës Serbe, Konjufca: Të privohen nga mëditjet e sotme

13:11 | 6 Prill 2023
A Z

Deputetët e Listës Serbe janë parë sot në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtit kanë munguar për pesë muaj radhazi në Parlamentin e Kosovës, anipse ishin betuar në nëntor pas dorëheqjes së deputetëve të kaluar.

“Me ardhjen e tyre pas pesë muajsh është sjellja me e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu. Ata qëndruan më pak se 10 minuta. Më e pakta që kërkoj është të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme