Në veri të Kosovës janë shtuar edhe 3 raste të reja pozitive me virusin COVID-19. Një gjë të tillë e ka konfimuar specialistja e epidemiologjisë, Desanka Novakovic.
Novakovic ka thënë se 2 persona janë nga veriu i Mitrovicës dhe një nga Leposaviqi, raporton Radio KontaktPlus, trasnmeton Gazeta Express.
“Kemi një javë të vështirë përpara sepse kemi numër më të madh të të infektuarve”, ka thënë Novakovic.
Megjithatë ajo ka potencuar se nuk ka asnjë doktor të infektuar me COVID-19 deri në këto momente në veri të Mitrovicës.
Deri tani 72 raste të infektuar me COVID-19 janë regjistruar në veri të Kosovës, derisa janë shënuar edhe 2 vdekje, një në veri të Mitrovicës dhe një në Leposaviq.Janë kryer gjithësejtë 585 testime.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...